Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Danaj: Ja Traktati i sekret i Londres 1915 qe coptoi edhe Shqiperine e 1913
Banner

Danaj: Ja Traktati i sekret i Londres 1915 qe coptoi edhe Shqiperine e 1913

 

Traktat i fshehtë midis Fuqive të Antantës dhe Italisë

LONDËR 26 PRILL 1915

Me urdhër të qeverisë së tij, markezi Imperiali, ambasador I madherisë së tij, mbretit të Italisë, ka nderin ti njoftojë shumë të nderuarit sër Eduard Grei, sekretar shteti kryesor I madhërisë së tij britanike për punët e jashtme dhe shkelqesive të tyre, z.Pol Kambon ambasador I Republikës franceze dhe z. kont Benkendorf, ambassador I madhërisë së tij, perandor I të gjithë Rusive, këtë memorandum

 

 

Memorandum

NENI 1

Nje konvente ushtarake do të përfundohet menjëherë midis shtabeve të përgjithshme të Francës, të Britanisë së Madhe, të Italisë dhe të Rusisë; kjo konventë do të caktojë minimumin e forcave ushtarake që Rusia do të përdorë kundër Austro-Hungarisë...

NENI 2

Nga ana e vet Italia merre përsipër të përdorë të gjitha burimet e veta për të vazhduar luftën sëbashku me Francën, me Britaninë e Madhe, dhe me Rusinë kundër të gjithë armiqve të tyre...

NENI 6

Italia do të marrë sovranitetin e plotë mbi Vlorën, mbi ishullin e Sazanit dhe një teritor mjaft të gjërë për të siguruar mbrojtjen e këtyre pikave(që nga Vjosa në veri dhe në lindje dhe afërsisht gjer në kufirin verior të rrethit të Himarës në jug)

NENI 7

Në qoftë se Italia merr Trentinon dhe Istrinë në përputhje me nenin 4, Dalmacine dhe ishujt e Adriatikut brënda kufi¬jve të shenuar në nenin 5 dhe gjirin e Vlorës, dhe nëqoftëse pjesa qëndrore e Shqipërisë rezervohet për të formuar një shtet të vogël autonom të neutralizuar, ajo nuk do të ketë kundërshtim që pjesët veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen po qe se këtë e dëshirojnë Franca, Britania e Madhe dhe Rusia, midis Malit të Zi, Sërbisë dhe Greqisë…… Ita¬lia do të ngarkohet të përfaqesojë shtetin e Shqipërisë në marrdhëniet e saj me botën e jashtme.

Italia pranon nga ana tjetër të lërë në çdo rast në lindje të Shqipërisë një teritor të mjaftueshëm për të siguruar qënien e një kufiri të përbashkët midis Greqisë dhe Sërbisë në perëndim të Liqenit të Ohrit

...

NENI 16

Kjo Marrëveshje do të mbahet e fshehtë. Vetëm aderimi I Italisë në deklaratën e datës 5 shtator 1914 do të behet menjëherë I ditur botërisht pas shpalljes së luftës nga Italia ose kundër saj.

Pasi morën shënim për Memorandumin e mësipërm, për¬faqësuesit e Francës, Rusisë dhe të Britanisë së Madhe, të autorizuar rregullisht për këtë qëllim, përfunduan me përfaqësuesin e Italisë gjithashtu I autorizuar nga qeveria e vet, këtë Marrëveshje:

1.Franca, Rusia dhe Britania e Madhe japin pëlqimin

e tyre të plotë për memorandumin e paraqitur nga qeveria italiane

2.Ne lidhje me nenet 1, 2,dhe 3 të memorandumit, ….Ita¬lia deklaron se do të hyjë në luftë sa më parë dhe brënda një muaji të shumtën nga dita e nënshkrimit të këtyre do¬kumenteve.

Bërë në Londër me 26 prill 1915

Kont Benkendorf

Pol Kambon

Eduard Grei

Imperiali

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook